Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Banorët strehohen në metronë e Kievit

1
Civilët duke u strehuar në metronë e Kievit. Kryeqyteti ukrainas ka disa prej stacioneve më të thella të metrosë në botë, teksa njëra prej tyre është mbi 100 metra nën tokë.

2
Një grua me fëmijën e saj strehohet nga granatimet në stacionin e një metroje në Kiev më 24 shkurt. Fëmija e saj mban në duar flamurin kombëtar të Ukrainës.

3
Disa persona qëndrojnë në stacionin e një metroje në Kiev, nga frika e sulmeve ajrore ruse.

4
Pas lëshimit të sirenave për sulme ajrore, shumë qytetarë u strehuan në stacionet e metrove në Kiev. Më 24 shkurt, Rusia nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës.