Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Banorët strehohen në metronë e Kievit

5
Disa vajza të strehuara në sistemin e metrosë së Kievit, teksa autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia po sulmon me artileri dhe përmes sulmeve ajrore.

6
Stacionet e metrove më 24 shkurt u bën strehë për shumë banorë të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Pas nisjes së operacionit rus ndaj Ukrainës, autoritetet në Kiev shpallën gjendje lufte.

7
Disa nga civilët kanë marrë me vete çanta me gjësendet e tyre personale, teksa Rusia po e sulmon Ukrainën në shumë fronte.

8
Një çift së bashku me fëmijën e tyre janë strehuar në një stacion metroje në Kiev.