Ndërlidhjet

Ukrainasit nuk i frikësohen rrezikut nga pushtimi rus


Një ushtarë nga Ukraina në një paradë ushtarake në këtë shtet.
Një ushtarë nga Ukraina në një paradë ushtarake në këtë shtet.

Presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur të shkatërrojë Ukrainën, por nuk ka rrezik të madh për një pushtim të eventual, tha të premten një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë.

Duke folur për agjencinë AFP, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, tha se bisedat për pushtimin e Moskës mund të destabilizojnë Ukrainën.

"Putini dëshiron të shkatërrojë vendin tonë. A do t'ia dalë? Jo, nuk do t’ia dalë", tha Danillov.

"Qytetarët tanë do të mbrojnë vendin tonë," tha ai, duke shtuar se ushtria dhe civilët do të formojnë një lëvizje të gjerë kombëtare "rezistence" nëse Rusia sulmon.

“Ne do të mbrojmë vendin tonë. Kaq”, tha Danillov.

Tensionet janë ngritur që nga mesi i nëntorit kur Uashingtoni dha alarmin për një grumbullim masiv të trupave ruse në kufirin e Ukrainës dhe akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për komplotimin e një pushtimi.

Por Danilov, 59 vjeç, minimizoi rrezikun e një përshkallëzimi të madh ushtarak, duke thënë se zyrtarët ukrainas nuk kanë parë ndonjë rrezik kritik.

Sipas vlerësimeve të Kievit, numri i trupave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës është rritur nga rreth 93 mijë trupa në tetor në 104 mijë tani.

"Ne nuk mendojmë se kjo është një rritje e madhe," tha Danilov.

Ndihmësi për sigurinë i Presidentit Volodymyr Zelensky theksoi se autoritetet nuk donin t'i "frikësonin njerëzit" me bisedat e luftës pasi kjo "do të destabilizonte situatën brenda vendit".

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin, për vite me radhë ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kufijve të Ukrainës dhe këmbëngul se rusët dhe ukrainasit janë "një popull".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG