Në një ekspozitë bamirëse të hapur së fundmi në Kiev, janë paraqitur fotografitë e realizuara nga Dmytro Kozatskiy dhe bashkëluftëtarët e tij, që u bllokuan në kompleksin e Azovstalit, gjatë rrethimit të Mariupolit më herët gjatë pranverës.
Kozatskiy, sikurse edhe shumë të tjerë që u dorëzuan pas rënies së Mariupolit në mesin e majit, vazhdon të jetë i burgosur në zonën e kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Nëna e tij foli për Current Time lidhur me fotografitë e realizuara nga djali i saj dhe çfarë kuptimi kanë ato për to, teksa ajo shpreson që mbrojtësit e Azovstalit nuk do të harrohen.