Ukrainasit shtrëngohen për një dimër të ftohtë lufte
Në Irpin, afër Kievit, 75 për qind e banorëve janë kthyer pas sulmeve të ashpra ruse atje, më herët këtë vit. Por, shumë shtëpi janë dëmtuar rëndë dhe njerëzit po punojnë fort për t’i meremetuar ato, teksa dimri po afrohet. Në rajonin e Kievit dhe në mbarë vendin, ukrainasit po bëhen gati për një dimër të acartë lufte. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)