Retrospektivë: Rruga e Ukrainës drejt pavarësisë më 1991
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
![Turma njerëzish me veshje me ngjyrat kombëtare të Ukrainës duke demonstruar para selisë së Partisë Komuniste në Kiev, në gushtin e vitit 1991. Gjatë kohës sovjetike shtypeshin shprehjet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe fetar ukrainas. Ukrainasit nganjëherë vriteshin, burgoseshin apo mërgoheshin për shkak se ata thjesht konsideroheshin se ishin në favor të pavarësisë së Ukrainës.](https://gdb.rferl.org/161a273b-777f-4105-b2ce-55e168010a1c_w1024_q10_s.jpg)
1
Turma njerëzish me veshje me ngjyrat kombëtare të Ukrainës duke demonstruar para selisë së Partisë Komuniste në Kiev, në gushtin e vitit 1991. Gjatë kohës sovjetike shtypeshin shprehjet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe fetar ukrainas. Ukrainasit nganjëherë vriteshin, burgoseshin apo mërgoheshin për shkak se ata thjesht konsideroheshin se ishin në favor të pavarësisë së Ukrainës.
![Disidentët paguan një çmim veçanërisht të shtrenjtë. Figurat si Vasyl Stus, Yuriy Lytvyn dhe Oleksa Tykhyi u rivarrosën në Kiev më 19 nëntor 1989, me flamurin asokohe të ndaluar ukrainas të ekspozuar krenarisht. Që të tre vdiqën në burg, ku po mbaheshin për krime të ndryshme, përfshirë “aktivitetin antisovjetik” dhe “nxitjen dhe propagandën antisovjetike”.](https://gdb.rferl.org/f205be33-a42c-4c22-b330-12331cb037fe_w1024_q10_s.jpg)
2
Disidentët paguan një çmim veçanërisht të shtrenjtë. Figurat si Vasyl Stus, Yuriy Lytvyn dhe Oleksa Tykhyi u rivarrosën në Kiev më 19 nëntor 1989, me flamurin asokohe të ndaluar ukrainas të ekspozuar krenarisht. Që të tre vdiqën në burg, ku po mbaheshin për krime të ndryshme, përfshirë “aktivitetin antisovjetik” dhe “nxitjen dhe propagandën antisovjetike”.
![Më 21 korrik 1990, 3 milionë ukrainas i bashkuan duart për të formuar një zinxhir njerëzor, “Valën Ukrainase”, nga Lvivi deri në kryeqytetin Kiev, për të shënuar përvjetorin e 71-të të republikës jetëshkurtër ukrainase, që ishte themeluar më 1919. Ky ishte demonstrimi më i madh në Ukrainën e viteve të fundit të kohës sovjetike.](https://gdb.rferl.org/d42f6fa1-9261-4b56-a50b-406ce61bf601_w1024_q10_s.jpg)
3
Më 21 korrik 1990, 3 milionë ukrainas i bashkuan duart për të formuar një zinxhir njerëzor, “Valën Ukrainase”, nga Lvivi deri në kryeqytetin Kiev, për të shënuar përvjetorin e 71-të të republikës jetëshkurtër ukrainase, që ishte themeluar më 1919. Ky ishte demonstrimi më i madh në Ukrainën e viteve të fundit të kohës sovjetike.
![Zgjedhjet në marsin e 1990-s thyen monopolin në pushtet të Partisë Komuniste në Ukrainë. Disa muaj më vonë, teksa presidenti sovjetik, Mihail Gorbachev, mëtoi të parandalonte shpërbërjen e BRSS-së, qindra mijëra njerëz morën pjesë në protesta dhe në greva në mbarë Ukrainën, duke bërë thirrje për pavarësi. “Revolucioni në granit” ishte një protestë studentore e mbajtur atë vit, në tetor, në Maidan Nezalezhnosti (Sheshin e Pavarësisë), në Kiev.](https://gdb.rferl.org/e7bd7df0-17ba-4152-8084-b4e2989a850e_w1024_q10_s.jpg)
4
Zgjedhjet në marsin e 1990-s thyen monopolin në pushtet të Partisë Komuniste në Ukrainë. Disa muaj më vonë, teksa presidenti sovjetik, Mihail Gorbachev, mëtoi të parandalonte shpërbërjen e BRSS-së, qindra mijëra njerëz morën pjesë në protesta dhe në greva në mbarë Ukrainën, duke bërë thirrje për pavarësi.
“Revolucioni në granit” ishte një protestë studentore e mbajtur atë vit, në tetor, në Maidan Nezalezhnosti (Sheshin e Pavarësisë), në Kiev.
“Revolucioni në granit” ishte një protestë studentore e mbajtur atë vit, në tetor, në Maidan Nezalezhnosti (Sheshin e Pavarësisë), në Kiev.