Retrospektivë: Rruga e Ukrainës drejt pavarësisë më 1991
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)

5
Më 1 gusht 1991, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, mbajti një fjalim, në të cilin ai paralajmëroi ukrainasit për rreziqet e “nacionalizmit vetëvrasës”, një frazë e përdorur nga Gorbachev. Ai po ashtu i këshilloi ata të kujtonin se “liria nuk është e njëjtë si pavarësia”. Katër muaj më vonë, Bush ndryshoi qëndrim, kur u detyrua të njihte një Ukrainë të pavarur.
Bush (majtas) dhe kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Leonid Kravchuk, gjatë bisedimeve më 5 gusht 1991.
Bush (majtas) dhe kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Leonid Kravchuk, gjatë bisedimeve më 5 gusht 1991.

6
Një përpjekje puçi u bë ndërmjet 19 dhe 22 gushtit, nga komunistët e linjës së ashpër, që kërkonin të rrëzonin Gorbachevin dhe të anulonin reformat e tij. Përpjekjet e tyre u përballën me rezistencë popullore dhe dështuan shpejt. Në ditët kaotike që pasuan, më 24 gusht, parlamenti ukrainas shpalli pavarësinë e vendit, që duhej të ratifikohej nga populli përmes një referendumi më 1 dhjetor 1991.

7
Ukrainasit festuan shpalljen e pavarësisë më 24 gusht, duke ngritur në ajër ish të burgosurin politik, Levko Lukyanenko. Ai ishte njëri ndër themeluesit e Grupit ukrainas të Helsinkit më 1976. Lukyanenko po ashtu ishte bashkautor i deklaratës së pavarësisë së vitit 1991.

8
Zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në historinë e Ukrainës u caktuan të mbaheshin më 1 dhjetor 1991, të njëjtën ditë kur do të mbahej referendumi për pavarësinë.
Një mbështetëse e kandidatit për president, Kravchuk, duke mbajtur një pllakat nga fushata e tij, në Kiev, më 30 nëntor.
Një mbështetëse e kandidatit për president, Kravchuk, duke mbajtur një pllakat nga fushata e tij, në Kiev, më 30 nëntor.