Ndërlidhjet

Presidenti ukrainas: Nuk na frikëson asnjë ushtri


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi me Ukrainën.

“Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit”, tha ai, “sepse një ushtri e madhe në anën tonë të kufirit na mbron ne”.

Komentet e tij vijnë në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit lidhur me grumbullimin e trupave ruse dhe me kërkesat e Moskës për “garanci të gjera të sigurisë” në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Autoritetet në Kiev kanë shprehur shqetësimet se Rusia gjatë javëve në vijim mund ta pushtojë Ukrainën.

Ukraina i stërvit civilët për t’u mbrojtur kundër pushtimit nga Rusia
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

Zelenskiy tha se “qëllimi kryesor” i Qeverisë ukrainase mbetet dhënia fund e luftës ndërmjet Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Ai premtoi se “viti 2022 do të jetë vit më i mirë”.

Presidenti ukrainas shprehu bindjen se Krimea “një ditë” do t’i kthehej kontrollit të Kievit.

“Ne mund të themi se e kemi rikthyer Krimenë në agjendën botërore dhe një ditë ne do të mund të themi se ia kemi kthyer Krimenë Ukrainës”, tha Zelenskiy. “Dhe është e rëndësishme që të kthehen të gjithë të burgosurit. Që të gjithë”, shtoi ai.

Zelenskiy shprehu mbështetjen për qytetarët e rajonit të Krimesë, që është i okupuar nga Rusia, të cilët janë arrestuar nga autoritetet ruse.

Ai tha se “ata nuk humbën dinjitetin e tyre dhe thanë të vërtetën për Krimenë, gjë për të cilën humbën lirinë e tyre”.

Teksa presidenti ukrainas po fliste, në video doli edhe klipi i korrespondetit të Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, që ishte ndaluar në Krime në mars dhe ka thënë se ishte torturuar në kohën sa kishte qenë në mbajtje nga autoritetet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG