Ukraina i stërvit civilët për t’u mbrojtur kundër pushtimit nga Rusia
Në një zonë pyjore, në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, simulues të trupave ruse u kanë dalë në pritë rezervistëve të ushtrisë ukrainase, në kuadër të një operacioni stërvitor. Dhjetëra civilë i janë bashkuar rezervave të ushtrisë së Ukrainës në muajt e fundit, teksa është rritur frika se Rusia – që Kievi thotë se ka grumbulluar rreth 100,000 trupa në pjesën e saj të kufirit – po përgatitet të nisë një sulm të madh. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)