Trupat ukrainase përpiqen t’i zmbrapsin forcat ruse nga fshati afër Kievit
Trupat ukrainase kanë nisur një kundërsulm, për të zmbrapsur forcat okupuese ruse nga një fshat në rajonin e Kievit, më 10 mars. Maryan Kushnir, gazetar i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, i është bashkuar atyre teksa ata luftonin për kontrollin e territorit. Për arsye sigurie, vendndodhja e saktë e fshatit nuk mund të zbulohet. Ushtria e Ukrainës nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për të treguar për pasojat, apo nëse misioni ishte i suksesshëm. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)