Malet e Kosovës u mbuluan nga bora javët e fundit. Me këtë u rrit edhe numri i vizitorëve në Brezovicë. Turizmi malor në Kosovë ka shënuar rritje viteve të fundit. Të dhënat më të reja që i ka publikuar Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) janë ato të vitit 2022. Sipas këtyre statistikave, qytetet e Kosovës më 2022 u vizituan nga rreth 500 mijë vizitorë, gati 300 mijë prej tyre të huaj.