Ndërlidhjet

Tillerson: Milicitë iraniane të tërhiqen nga Iraku


Sekretari amerikan i Shteitt Rex Tillerson
Sekretari amerikan i Shteitt Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, thotë se është koha që luftëtarët e mbështetur nga Irani, që ndihmuan Irakun për të mposhtur grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS) "të shkojnë në shtëpi dhe të lejojnë popullin irakian të rimarrë kontrollin".

Tani që luftës kundër (Shtetit Islamik) po i vie fundi, milcitë iraniane që janë në Irak, duhet të kthehen në shtëpi”, tha Tillerson.

"Luftëtarët e huaj në Irak duhet të shkojnë në shtëpi dhe të lejojnë popullin irakian që të rimarrin kontrollin", tha Tillerson gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, gjatë një vizite në rajon.

Tillerson, i cili gjithashtu u ndal në Katar përpara vizitave të planifikuara në Pakistan dhe Indi, ishte në Riad për të marrë pjesë në një takim të veçantë midis zyrtarëve të Arabisë Saudite dhe Irakut.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i është përgjigjur deklaratave të sekretarit Tillerson përmes rrjetit social Twitter.

Në cilin shtet saktësisht irakianët, të cilët u ngritën për të mbrojtjen e shtëpive, duhet të kthehet tani?”, ka shkruar Zarif në Twitter.

"Politikë e jashtme, e turpshme e SHBA-së, e diktuar nga petrodollarët", ka thënë tutje Zarif.

"Nëse nuk do të kishte sakrifikuar Republika Islamike e Iranit, Shteti Islamik do të kishte instaluar qeverinë e tij në Damask, Bagdad dhe Arbil (kryeqyteti i Kurdistanit në Irak) deri tani", shtoi Zarif gjatë një vizite në Afrikën e Jugut.

Udhëtimi i Tillersonit, vjen si pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Donald Trump, për të izoluar Iranin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Këshilli Koordinues Arabia Saudite-Iraku, i kryesuar nga kryeministri i Irakut Haidar al-Abadi dhe Mbreti Salman Sudi, është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara si një mjet për të luftuar ndikimin e Iranit në Irak.

Arabia Saudite e udhëhequr nga sunitët, dhe Iraku me shumicë shiite kishin prishur marrëdhëniet pas pushtimit të Kuvajtit të vitit 1990 nga Iraku, i cili pastaj ishte udhëhequr nga Sadam Huseini.

Milicitë e mbështetura nga iranianët kanë luajtur rol kyç në përpjekjet e Qeverisë irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, për të përzënë grupin ekstremist, Shteti Islamik, nga vendi.

Në takimin e Këshillit Arabia Saudite-Irak, krerët e vendeve diskutuan mënyrat e koordinimit të luftës kundër IS-it dhe si të rindërtonin ekonominë e shkatërruar të Irakut pas viteve të luftës.

"Tendenca e të dy vendeve dhe njerëzve duhet të jetë shumë të afërta me njëra-tjetrën, siç kanë qenë për shekuj me radhë”,tha ministri i Jashtëm i Arabisë Saduite, Jubeir.

Ndërkohë, në një intervistë televizive më 22 tetor, presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk e kundërshton Francën dhe Gjermaninë që të vazhdojnë të tregtojnë me Iranin, pavarësisht refuzimit të tij për të vërtetuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

"Unë u thashë atyre të vazhdonin të bënin para...Mos u shqetësoni, thjesht vazhdoni të bëni para", tha Trump për programin e mëngjesit në Fox News.

"Ata janë shokët e mi, ata janë me të vërtetë shokë të mi, shoqërohem me të gjithë, pavarësishtë a është Emmanuel [Macron] ose Angela [Merkel]", shtoi Trump.

Përgatiti: Linda Gjokaj

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG