Fshati i Thumanës është njëra nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit 2019. Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,4 shkallësh të Rihterit, humbën jetën 51 persona, prej të cilëve 26 banorë të Thumanës. Autoritetet shqiptare tashmë kanë demoluar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti në Thumanë. Personat që kanë mbetur pa shtëpi, janë dërguar në ndërtesa të tjera banimi, derisa Thumana të rindërtohet. Kështu duket Thumana, dy muaj pas tërmetit vdekjeprurës.