Ndërlidhjet

Të kërcënuar nga uria dhe të ftohtit


Ilustrim
Ilustrim

Janë 108 persona të regjistruar nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë si persona të pastrehë që jetojnë në Shkup.

Në mesin e tyre është dhe Daut Tahir, i cili rrëfimin për Radion Evropa e Lirë për sfidat e jetës së tij rrugëve të Shkupit. Për dallim nga shumë të tjerë, me të cilët bashkëjeton në rrugë, e të cilët varfëria i ka përcjellë që në fillim të jetës, Tahir thotë se ishin veprimet e gabuara në jetë që e lanë pa punë, pa shtëpi dhe së fundmi pa familje.

Lojërat e fatit ishin ato që më sollën në këtë gjendje, megjithëse dikur isha biznesmen i njohur. Tani jam i pastrehë dhe jam i detyruar të mbijetoj në kushte, që ‘saraj’ t’i them, sepse çdo ditë është sfidë në vete për të mbijetuar. Për një çast gjithçka mori tatëpjetën. Në një moshë të thyer u detyrova të mësoj zanatin e floktarit me ndihmën e Kryqit të Kuq dhe tani derisa kujdesem për higjienën e të pastrehëve të tjerë këtu, arrij të siguroj pak para për të blerë ilaçet. Kam shumë nevojë, meqë disa herë jam operuar nga zemra”, tregon Tahir.

Përderisa Elvis Halim, rreth të tridhjetave, thotë se jeta si i pastrehë, i ka humbur atij shpresat se një ditë do të mund të krijojë familje.

Në kontejner tërë ditën mbledh mbeturinat e plastikës dhe hekurishtet sa për të siguruar një kafshatë goje. Por, këto para nuk mjaftojnë që unë të mund të marrë me qira qoftë edhe një dhomë të cilën do të mund ta quaja shtëpi. Jam i ri dhe më e keqja është se në këtë situatë nuk mund të ndërtoj as ëndrra për të ardhmen, për të krijuar një familje ashtu siç dëshiron çdo njeri”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Elvis Halim, i pastrehë.

Ndërkaq Gani Rexhepov thotë se për ushqim disi gjendet brenda ditës, por për të më e vështirë mbetet mbajtja e higjienës dhe gjumi gjatë natës, sidomos tash me ardhjen e stinës së vjeshtës kur netët bëhen gjithnjë e më të ftohta.

Jam 52 vjeç. Jeta është shumë e vështirë. Në këtë moshë nuk është e lehtë të gjendet një punë e qëndrueshme. Bredh tërë ditën nëpër restorante dhe mbledh ushqimin e mbetur sa për të ngopur stomakun. Por, për ne që jemi të pastrehë problem mbeten netët. Flemë gjithandej, më saktë flej në rrugë”, thotë Rexhepov.

Nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë kanë bërë të ditur se në qendrën ditore për persona të pastrehë në Momin Potok, shërbimet i shfrytëzojnë 50 persona brenda ditës.

"Një institucion i këtillë i nevojitet qytetit për arsye se ky grup i personave të margjinalizuar, të cilët për shkaqe të ndryshme janë të pastrehë, ndodhen në situatë të rrezikut të madh dhe të gjitha shërbimet sociale të cilat kjo pikë ua ofron, dedikohen për përmirësimin e jetës së tyre", ka theksuar sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva-Konevska. Sipas saj, sfidë në vetë është ri-socializmi i këtyre personave.

Dhjetë persona në tetë vitet e kaluara, janë punësuar dhe kujdesen për veten” tha Suzana Tuneva-Konevska.

Nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë thonë se nuk disponojnë të dhëna konkrete se cili është numri i të pastrehëve në tërë territorin e Maqedonisë, megjithëse thonë se numri më i madh i personave që jetojnë në rrugë është në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup, përderisa në qytete tjera numri i tyre është shumë më i vogël.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG