Ndërlidhjet

Caktohet masa e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen në Gllogjan


Policia e Kosovës duke inspektuar vendin e ngjarjes ku mbetën të vrarë tre persona më 26 nëntor.
Policia e Kosovës duke inspektuar vendin e ngjarjes ku mbetën të vrarë tre persona më 26 nëntor.

U është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh tre të arrestuarve më 11 dhjetor, të dyshuar për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda - aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kryen vepër penale vrasje e rëndë, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata, sipas njoftimit, duke marrë parasysh “dënueshmërinë e lartë të veprës penale, faktit se ende nuk janë dëgjuar dëshmitarët dhe të dëmtuarit, faktin se bëhet fjalë për të pandehur që kanë lidhje familjare si dhe duke marrë parasysh peshën e veprës dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe pasojat e mëdha të shkaktuar me këtë rast, rrethana këto që tregojnë rrezikun real se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri apo nën një masë tjetër të sigurisë, të njëjtit do të arratisen, do të ndikojnë në dëshmitar ose të dëmtuar, të fshehin prova si dhe të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre e me këtë të pamundësojnë zbardhjen e plote te rastit”, u përcaktua për masën e paraburgimit.

Tre të pandehurit u paraqitën më 12 dhjetor për herë të parë në gjykatë.

Të pandehurit, dyshohet se sulmuan më 26 nëntor një autobus, i cili udhëtonte nga Gjakova drejt Gllogjanit.

Në këtë sulm, u vranë ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG