Më 4 tetor, automjeteve me targa të Kosovës dhe ato të Serbisë po u vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore. Letrat ngjitëse janë pjesë e marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat më 20 shtator. Marrëveshja e arritur në Bruksel ka vlefshmëri gjashtë muaj, pasi një Grup Punues do të mëtojë që ta zgjidhë çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
Targat me letra ngjitëse

1
Një veturë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, në pjesën e Serbisë, e pajisur me letër ngjitëse. 4 tetor 2021.

2
Në pjesën e Serbisë, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, në mëngjesin e 4 tetorit, u panë radhë të veturave që prisnin të hynin në Kosovë.

3
Një kamion që ka hyrë nga Serbia në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Merdare, është pajisur me letër ngjitëse, që u vendoset automjeteve në pjesën ku janë simbolet shtetërore.

4
Autoritetet e Kosovës në Merdare duke mbuluar me letër ngjitëse simbolet e një automjeti me targa të Serbisë. 4 tetor 2021.