Ndërlidhjet

Sulmuesi në Zelandën e Re ‘ka vepruar i vetëm’


Sulmuesi i dyshuar, Brenton Tarrant, gjatë paraqitjes pranë një gjykate në Kristçërç të Zelandës së Re.
Sulmuesi i dyshuar, Brenton Tarrant, gjatë paraqitjes pranë një gjykate në Kristçërç të Zelandës së Re.

Personi që është akuzuar për sulmet në dy xhami të Zelandës së Re të premten, besohet se ka vepruar i vetëm, tha policia.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, që e ka përshkruar vetën si supermacist i bardhë, kishte postuar në Facebook videon e sulmit dhe një manifest, ku shprehte pikëpamjet e tij kundër myslimanëve.

Edhe tre persona ishin arrestuar pas sulmeve në dy xhamitë, ku mbetën të vrarë 50 persona. Por, sipas komisionarit policor, Mike Bush, ata besohet se nuk kanë qenë të përfshirë në këto sulme, raporton BBC.

Nderimet për personat e vrarë kanë nisur, teksa pritet që trupat e pajetë të viktimave t’u dorëzohen familjarëve për varrim.

Rreth 34 persona të tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor, pasi kanë pësuar lëndime nga armët e zjarrit. Një vajzë 4-vjeçare vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se kabineti i saj do të diskutojë për reformat mbi politikat për armët gjatë ditës së hënë, duke përsëritur se do të “ketë ndryshme në ligjet tona për armët”.

Duke folur për gazetarët të dielën, ajo tha se Parlamenti gjatë ditës së martë do t’i nderojë viktimat, e asaj që ajo e cilësoi si “akt të terrorit”, dhe shtoi se pret që trupat e pajetë të viktimave t’u kthehen familjarëve të mërkurën.

Video: Një dëshmitar përshkruan sulmin në Zelandën e Re

Një dëshmitar përshkruan sulmin në Zelandën e Re
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:54 0:00

Kryeministrja Ardern konfirmoi se zyrja e saj kishte pranuar një dokument nga sulmuesi i dyshuar, vetëm nëntë minuta para se të nisnin sulmet, por tha se aty nuk përfshihej ndonjë detaj specifik, siç do të mund të ishte lokacioni i sulmit. Ajo shtoi se ky dokument u ishte përcjell shërbimeve të sigurisë pas dy minutash.

Ndërkaq, zyrtari policor Bush, tha se autoritetet janë duke punuar sa më shpejt që është e mundur për të identifikuar të gjitha viktimat e sulmit në xhaminë Al Noor dhe Linvood të qytetit Kristçërç. Ai shtoi se ky proces është i ndjeshëm dhe se ai është i “vetëdijshëm për aspektet kulturore dhe fetare”.

I dyshuari i sulmeve, Tarrant është paraqitur të shtunën pranë një gjykate, ku zyrtarisht është akuzuar për vrasje. Autoritetet kanë thënë se ndaj tij mund të shtohen edhe akuza të tjera.

Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në paraqitjen e radhës në gjykatë, që është caktuar më 5 prill.

Ndërkohë, disa shtete kanë filluar të konfirmojnë se në mesin e të vrarëve në Kristçërç janë shtetas të tyre.

Pakistani ka konfirmuar se në mesin e viktimave janë nëntë shtetas të tij, ndërkaq, ambasada e Afganistanit në Zelandë të Re, ka thënë se tre afganë janë në mesin e të vrarëve.

*Video: Pamje pas sulmeve në Zelandën e Re

Pamje pas sulmeve në Zelandën e Re
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

Po ashtu, në mesin e të vrarëve ka edhe shtetas të Bangladeshit, Turqisë, Arabisë Saudite, Jordanisë, Indonezisë, Malajzisë, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një dokument, ku janë listuar viktimat e dy sulmeve më 15 mars, tregon se viktimat ishin nga tre deri në 77 vjet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG