Ndërlidhjet

I dyshuari i sulmit në Zelandën e Re akuzohet për vrasje


Të plagosurit në sulmin në Zelandën e Re, transportohen me ambulancë.
Të plagosurit në sulmin në Zelandën e Re, transportohen me ambulancë.

Një burrë 28-vjeçar nga Australia, që dyshohet se ka kryer sulme në dy xhami në Zelandën e Re, ka dalë para gjykatës për të mësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Brenton Tarrant më 16 mars teksa ka hyrë në gjykatë në Kristçërç ka bërë gjeste që konsiderohet se përdoren nga ekstremi i djathtë.

Ai nuk shfaqi asnjë emocion teksa akuza për vrasje po i lexohej. Gjykatësi tha se “është e arsyeshme të supozohet” se ndaj të dyshuarit do të ngrihen akuza të tjera për vrasje.

I dyshuari nuk kërkoi lirim me kusht dhe u urdhërua të dërgohet në mbajtje, deri në paraqitjen e tij të radhës para gjykatës, që është caktuar të mbahet më 5 prill.

Zelanda e Re është në Zi, vetëm një ditë pasi 49 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën gjatë dy sulmeve me armë zjarri në xhamitë në Kristçërç. Këto sulme, kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern e cilësoi si “një prej ditëve më të errëta” të vendit të saj.

*Video: Rrëfimi i një dëshmitari për sulmin në Zelandën e Re

Një dëshmitar përshkruan sulmin në Zelandën e Re
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:54 0:00

Sulmuesit dyshohet se është supermacist i bardhë, i cili ka transmetuar drejtpërdrejtë në rrjetet sociale sulmin në njërën nga xhamitë dhe ka publikuar online një manifest që ka përmbajtje anti-myslimane.

Sulmuesi i dyshuar, besohet se ka kryer sulmin në xhaminë Masijd Al Noor, me pesë armë, duke hapur zjarr brenda xhamisë ku besimtarët po merrnin pjesë në lutjet e së premtes.

Më pas besohet se ai shkoi në xhaminë në Lindvud Masijd, duke vrarë me armë zjarri persona të tjerë.

“Në mesin e të plagosurve ka fëmijë dhe të moshuar. Burra, gra, fëmijë janë në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve”, tha kryeministrja Ardern.

Policia tha se i sulmuesi i dyshuar është arrestuar rreth 36 minuta pas sulmit në makinën e tij, ku janë gjetur edhe mjete shpërthyese.

Përveç Tarrant, policia ka arrestuar edhe dy persona që dyshohet të kenë lidhje me sulmin, por autoritetet në Zelandën e Re nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me këta të arrestuar.

Imami që po udhëhiqet lutjet në xhamin Linvud, ku ndodhi sillu, tha se dashuri e komunitetit mysliman ndaj Zelandës së Re nuk është prekur nga kjo tragjedi.

“Ne ende e duam këtë vend” tha Ibrahim Abdul Halim. Imami u zotua se ekstremistët “kurrë nuk do të mund të prekin besimin tonë”.

Lexo edhe këtë:

Sulm terrorist në dy xhami në Zelandën e Re

Sulmi që u frymëzua nga luftërat në ish-Jugosllavi

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG