Raketat ruse godasin spitalin e fëmijëve në Kiev
- Shërbimi ukrainas i REL-it
- AFP
- AP
- Reuters
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Vullnetarët, mjekët dhe punonjësit e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve "Ohmatdyt" në Kiev, pas një sulmi vdekjeprurës me raketa nga forcat ruse më 8 korrik.
Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 41 persona u vranë dhe së paku 141 të tjerë u plagosën në një sulm "masiv" me raketa ruse gjatë ditës në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.
Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 41 persona u vranë dhe së paku 141 të tjerë u plagosën në një sulm "masiv" me raketa ruse gjatë ditës në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.

2
Një grua duke i qëndruar pranë një fëmije jashtë spitalit të dëmtuar.

3
Sulmet e mëngjesit goditën edhe ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën përreth Kievit.
"Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Ndërtesat e banimit, infrastruktura dhe një spital për fëmijë u dëmtuan", shkroi presidenti Volodymyr Zelensky, në rrjetet sociale.
"Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Ndërtesat e banimit, infrastruktura dhe një spital për fëmijë u dëmtuan", shkroi presidenti Volodymyr Zelensky, në rrjetet sociale.

4
Njerëzit duke larguar rrënojat ndërsa kërkojnë për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve.
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se sulmi ishte "një nga më të këqijtë" në qytet në luftën 28-mujore.
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se sulmi ishte "një nga më të këqijtë" në qytet në luftën 28-mujore.