Sulmet izraelite në Liban detyrojnë mijëra familje të zhvendosen
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 558 persona të hënën, në mesin e të cilëve 50 fëmijë dhe 94 gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban.

2
Izraeli dhe Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor 2023. Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.

3
Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Liban, teksa Izraeli ka vazhduar sulmet, thanë Kombet e Bashkuara më 24 shtator, duke i quajtur këto ngjarje si “shumë alarmante”.

4
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me përshkallëzimin serioz të sulmeve që pamë dje”, tha zëdhënësi i agjencisë për refugjatë të OKB-së, Matthew Saltmarsh.