Strehimoret bërthamore të dizajnuara nga sovjetikët të fshehura në metronë e Pragës
Radios Evropa e Lirë iu dha një qasje e paprecedent në një rrjet strehimoresh të kohës së Luftës së Ftohtë brenda Sistemit të Metrosë së Pragës, të dizajnuara për të qenë strehë mbrojtëse gjatë luftës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Ky është momenti kur një derë prej 20 tonësh, rezistente ndaj shpërthimeve, e krijuar për t'i bërë ballë një shpërthimi bërthamor, u mbyll gjatë provave në një stacion metroje nën rrugët e Pragës. Dera është një pjesë e Sistemit të Mbrojtjes së Metrosë së Pragës (Ochranny System Metra, ose OSM), një rrjet strehimoresh të forta të krijuara për të mbrojtur njerëzit gjatë një sulmi bërthamor, kimik ose biologjik. ](https://gdb.rferl.org/a00ab256-1ff0-4d1f-b7dc-92138d2c3a5f_w1024_q10_s.jpg)
1
Ky është momenti kur një derë prej 20 tonësh, rezistente ndaj shpërthimeve, e krijuar për t'i bërë ballë një shpërthimi bërthamor, u mbyll gjatë provave në një stacion metroje nën rrugët e Pragës.
Dera është një pjesë e Sistemit të Mbrojtjes së Metrosë së Pragës (Ochranny System Metra, ose OSM), një rrjet strehimoresh të forta të krijuara për të mbrojtur njerëzit gjatë një sulmi bërthamor, kimik ose biologjik.

![Inxhinierët duke shikuar ndërsa dera rezistente ndaj shpërthimeve me mbyllje hermetike, lëviz mbi shinat e metrosë. Sistemi Mbrojtës i Metrosë u ndërtua në rrjetin e metrosë së Pragës duke filluar nga viti 1974, kur hija e luftës bërthamore po përndiqte Evropën. ](https://gdb.rferl.org/e9ad32c1-5cb5-420a-a0a6-3ec79e3f2bb2_w1024_q10_s.jpg)
2
Inxhinierët duke shikuar ndërsa dera rezistente ndaj shpërthimeve me mbyllje hermetike, lëviz mbi shinat e metrosë.
Sistemi Mbrojtës i Metrosë u ndërtua në rrjetin e metrosë së Pragës duke filluar nga viti 1974, kur hija e luftës bërthamore po përndiqte Evropën.
Sistemi Mbrojtës i Metrosë u ndërtua në rrjetin e metrosë së Pragës duke filluar nga viti 1974, kur hija e luftës bërthamore po përndiqte Evropën.
![Një tren metroje pret detyrat e tij në mëngjes, ndërsa një derë rezistente kundër shpërthimeve testohet aty pranë. Sot, autoritetet e Pragës e përshkruajnë qëllimin e Sistemit Mbrojtës të Metrosë së qytetit që "të mbrojë popullsinë nga ndikimi i armëve të shkatërrimit në masë për një periudhë prej 72 orësh" dhe "të izolojë pjesë të metrosë në rast të një përmbytjeje të madhe".](https://gdb.rferl.org/e6b507fb-94e6-4d93-98f3-80991fbb4935_w1024_q10_s.jpg)
3
Një tren metroje pret detyrat e tij në mëngjes, ndërsa një derë rezistente kundër shpërthimeve testohet aty pranë.
Sot, autoritetet e Pragës e përshkruajnë qëllimin e Sistemit Mbrojtës të Metrosë së qytetit që "të mbrojë popullsinë nga ndikimi i armëve të shkatërrimit në masë për një periudhë prej 72 orësh" dhe "të izolojë pjesë të metrosë në rast të një përmbytjeje të madhe".

![Një punonjës i metrosë inspekton një mur të hyrjeve të filtrave të ajrit në Sistemin Mbrojtës të Metrosë së Pragës. Rrjeti i strehimoreve është projektuar për të akomoduar deri në 320 mijë njerëz brenda disa stacioneve të metrosë të pajisura posaçërisht dhe tuneleve ndërmjet tyre. ](https://gdb.rferl.org/dd06ef22-fc77-43fe-a533-6463faacb32b_w1024_q10_s.jpg)
4
Një punonjës i metrosë inspekton një mur të hyrjeve të filtrave të ajrit në Sistemin Mbrojtës të Metrosë së Pragës.
Rrjeti i strehimoreve është projektuar për të akomoduar deri në 320 mijë njerëz brenda disa stacioneve të metrosë të pajisura posaçërisht dhe tuneleve ndërmjet tyre.
Rrjeti i strehimoreve është projektuar për të akomoduar deri në 320 mijë njerëz brenda disa stacioneve të metrosë të pajisura posaçërisht dhe tuneleve ndërmjet tyre.