Starlink i Elon Muskut është një rrjet i përbërë prej mbi 2.000 satelitëve, të cilët sillen rreth Tokës duke komunikuar me mijëra marrës poshtë në terren. Ai është aktivizuar nëpër Ukrainë në fund të shkurtit, pasi shërbimet e internetit u ndërprenë për shkak të pushtimit nga Rusia.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
(Përgatiti: Trim Haliti)