Përgatitjet për Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi kanë ndikuar në jetën e shumë banorëve. Në një lagje, hedhja e paligjshme e mbeturinave ka bërë që toka të rrëshqasë, dhe kjo ka ndikuar që themelet e shtëpive mos të jenë të qëndrueshme dhe shumë banorë janë detyruar të shpërngulen. Disa banorë kanë kërkuar kompensim nga qeveria, por ata thonë se asnjë ndihmë nuk ka ardhur.