Skulpturat me pamje "të diskutueshme"
Në Kosovën e pasluftës u ngrenë shtatore dhe buste të shumta të personaliteteve të ndryshme. Shpeshherë, ato nxitën diskutime se a i ngjajnë apo jo personit për nder të të cilit ishin ngritur. Numri i saktë i skulpturave nuk dihet, por ato janë me mijëra. Për shumë nuk janë të qarta as kriteret e vendosjes së tyre e disa janë larguar pas kritikave.

1
Një prej skulpturave të vendosura shumë vite më parë është ajo e ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, në Prekaz të Skenderajt.

2
Ky bust, që është kritikuar shpesh për pamjen e tij, ka nxitur edhe kritika ndaj institucioneve komunale e qendrore që nuk e kanë zëvendësuar atë me një tjetër.

3
Përveç kësaj shtatore në Prekaz, një shtatore tjetër e Adem Jasharit ishte vendosur në Malishevë. Por, pas kritikave të shumta, ajo ishte larguar.

4
Në vitin 2020 në parkun e qytetit të Pejës u vendos shtatorja e medaljistes së artë Olimpike të Kosovës, xhudistes Majlinda Kelmendi.