Ndërlidhjet

Uashington
Uashington

Në pritje të rezultateve nga shtetet kyçe

  • Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 3 nëntor, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale.
  • Sistemi politik amerikan dominohet nga dy parti, andaj presidenti gjithmonë i përket njërës prej tyre.
  • Republikanët janë parti politike konservatore dhe kandidati i tyre në zgjedhjet e këtij viti është presidenti Donald Trump, i cili shpreson t’i sigurojë edhe katër vjet në pushtet.
  • Demokratët janë parti politike liberale dhe kandidat i tyre është Joe Biden, një politikan me përvojë, më i njohur për shërbimin e tij si zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës.
  • Të dy kandidatët, në të 70-tat e tyre, garojnë për të fituar votat e Kolegjit Zgjedhor.
  • Secili shtet ka një numër të caktuar të votave të Kolegjit Zgjedhor, bazuar në popullsinë e tij.
  • Kolegji Zgjedhor ka gjithsej 538 vota dhe fitues i zgjedhjeve është kandidati që siguron 270 ose më shumë prej tyre. Fituesin nuk e përcakton vota e popullit.
  • Zgjedhjet në SHBA mbahen çdo katër vjet në të martën e parë të nëntorit dhe të drejtë vote ka secili shtetas amerikan mbi 18 vjeç.
  • Rezultati mund të dihet në natën e zgjedhjeve, por mund të marrë edhe ditë ose javë.
  • Presidenti i ri betohet zyrtarisht më 20 janar në një ceremoni që njihet si inaugurim.
06:25 4.11.2020

Trump triumfon në Ohajo

Presidenti amerikan, Donald Trump ka fituar në shtetin e Ohajos dhe 18 votat elektorale të tij.

Gara në mes të tij dhe Bidenit ishte ashpërsuar në muajt e fundit.

Kujtojmë se Trump ka fituar këtë shtet edhe katër vjet më parë.

06:28 4.11.2020

Trump fiton në Ajoa dhe Montana

Agjencia e lajmeve, AP e ka shpallur presidentin aktual, Donald Trump fitues edhe në Ajoa dhe Montana.

I nominuari i republikanëve ka fituar gjashtë vota elektorale nga Ajoa dhe tri të tjera nga Montana.

06:40 4.11.2020

Trump fiton në Florida

Presidenti amerikan, Donald Trump ka fituar edhe në një prej shteteve kyçe për rezultatin zgjedhor, Florida.

Ky vend i ka 29 vota elektorale.

Fitorja e Trumpit në këtë shtet nënkupton se rizgjedhja e tij është e mundshme.

Humbja e presidentit aktual në këtë shtet do ta bënte gati të pamundshme për Trumpin që të fitonte 270 votat që nevojiten për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

06:51 4.11.2020

Biden iu flet mbështetësve

Kandidati demokrat për presidenti Joe Biden ka thënë se e di që rezultatet zgjedhore mund të mos dihen deri në mëngjesin e së mërkurës apo edhe më gjatë.

Megjithatë, ai ka thënë se është optimist për rezultatin zgjedhor.

Sipas tij zgjedhjet nuk do të përfundojnë derisa të numërohet secila votë dhe se ai ndjehet mirë me rezultatin aktual.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG