Ndërlidhjet

Uashington
Uashington

Në pritje të rezultateve nga shtetet kyçe

  • Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 3 nëntor, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale.
  • Sistemi politik amerikan dominohet nga dy parti, andaj presidenti gjithmonë i përket njërës prej tyre.
  • Republikanët janë parti politike konservatore dhe kandidati i tyre në zgjedhjet e këtij viti është presidenti Donald Trump, i cili shpreson t’i sigurojë edhe katër vjet në pushtet.
  • Demokratët janë parti politike liberale dhe kandidat i tyre është Joe Biden, një politikan me përvojë, më i njohur për shërbimin e tij si zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës.
  • Të dy kandidatët, në të 70-tat e tyre, garojnë për të fituar votat e Kolegjit Zgjedhor.
  • Secili shtet ka një numër të caktuar të votave të Kolegjit Zgjedhor, bazuar në popullsinë e tij.
  • Kolegji Zgjedhor ka gjithsej 538 vota dhe fitues i zgjedhjeve është kandidati që siguron 270 ose më shumë prej tyre. Fituesin nuk e përcakton vota e popullit.
  • Zgjedhjet në SHBA mbahen çdo katër vjet në të martën e parë të nëntorit dhe të drejtë vote ka secili shtetas amerikan mbi 18 vjeç.
  • Rezultati mund të dihet në natën e zgjedhjeve, por mund të marrë edhe ditë ose javë.
  • Presidenti i ri betohet zyrtarisht më 20 janar në një ceremoni që njihet si inaugurim.
05:48 4.11.2020

Pasiguri në Nju Jork derisa pritet rezultati i zgjedhjeve

Një grup protestuesish është mbledhur në sheshin Times Square të Nju Jorkut, duke pritur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Sipas AP-së, shtetin e Nju Jorkut e ka fituar kandidati demokrat, Joe Biden.

Pasiguri në Nju Jork derisa pritet rezultati i zgjedhjeve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:03 0:00

05:32 4.11.2020

Mirëmëngjesi për ju që sapo na jeni bashkuar!

Në Shtetet e Bashkuara janë duke u numëruar votat nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, nga Partia Demokratike.

Rezultatet e deritashme e nxjerrin Bidenin në epërsi me 161 vota elektorale, kundrejt Trumpit, i cili ka 103 vota elektorale.

Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët duhet të sigurojë së paku 270 vota elektorale.

Kolegji Zgjedhor ka në total 538 vota të tilla.

Se si qëndron situata në secilin shtet, përcilleni hartën tonë.

Florida, SHBA
Florida, SHBA

05:23 4.11.2020

Biden fiton Kaliforninë

Kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar Kaliforninë, raporton AP.

Ky shtet i siguron atij 55 vota elektorale.

Kalifornia ka qenë dikur shtet republikan, por qysh në vitin 1992 e fitojnë demokratët.

04:49 4.11.2020

Trump në epërsi

Rezultatet e deritashme të zgjedhjeve në SHBA tregojnë se presidenti Donald Trump është në epërsi, kundrejt kandidatit demokrat Joe Biden.

Aktualisht, Trump kryeson me 93 vota elektorale, ndërsa Biden ka 83.

Se si qëndron situata në secilin shtet, mund ta shihni në hartën tonë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG