Ndërlidhjet

Arrestohet një shtetas amerikan në Korenë e Veriut pasi kaloi kufirin


Një barrikadë e vendosur në një pikë kontrolli ushtarake të Koresë së Jugut në qytetin kufitar të Paju, pranë zonës së çmilitarizuar që ndan dy Koretë. Fotografi nga arkivi.
Një barrikadë e vendosur në një pikë kontrolli ushtarake të Koresë së Jugut në qytetin kufitar të Paju, pranë zonës së çmilitarizuar që ndan dy Koretë. Fotografi nga arkivi.

Një shtetas amerikan mund të jetë në paraburgim në Korenë e Veriut, pasi ka kaluar kufirin nga Koreja e Jugut pa miratim, gjatë një turneu, tha të martën Komanda e Kombeve të Bashkuara.

Personi po merrte pjesë në një turne në Zonën e Përbashkët të Sigurisë, në fshatin kufitar në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë, ku ushtarët nga të dyja palët qëndrojnë roje.

E përditshmja e Koresë së Jugut, Dong-a Ilbo, duke cituar ushtrinë e Koresë së Jugut, raportoi se personi ishte një ushtar i ushtrisë amerikane.

"Një shtetas amerikan në një turne orientues kaloi, pa autorizim, vijën e demarkacionit ushtarak në Republikën Popullore Demokratike të Koresë", tha Komanda e OKB-së në Twitter.

“Ne besojmë se ai është aktualisht në paraburgim në Korenë e Veriut dhe po punojmë me homologët tanë për të zgjidhur këtë incident”, shtoi ai, duke iu referuar Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut.

Forcat e Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë kryer stërvitje ajrore dhe detare gjatë këtij viti. Në këto stërvitje kanë marrë pjesë edhe avionmbajtësit dhe bombarduesit e rëndë.

Po ashtu, muajin e kaluar në stërvitje mori pjesë edhe një nëndetëse bërthamore amerikane.

Në prill, liderët jugkoreanë dhe amerikanë u pajtuan që një nëndetëse bërthamore amerikane do të lundronte në ujërat e Koresë së Jugut për herë të parë që nga vitet ’80.

Vendosja e nëndetëses në ujërat jugkoreane është pjesë e përpjekjeve së Uashingtonit për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimeve të Koresë së Veriut që kryer vazhdimisht testime të armëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG