Ndërlidhjet

SHBA-ja dhe aleatët dënojnë testimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut


Një raketë e lëshuar nga Koreja e Veriut. Prill, 2023.
Një raketë e lëshuar nga Koreja e Veriut. Prill, 2023.

Testimi i një rakete balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut gjatë kësaj jave përbën shkelje të disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin e rajonit, thanë Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia përmes një deklarate të përbashkët më 14 korrik.

Raketa, që u lëshua nga Veriu të mërkurën, fluturoi për 74 minuta në një lartësi prej 6.000 kilometrash dhe me një rreze prej 1.000 kilometrash, tha Japonia. Ky konsiderohet fluturimi më i gjatë i kryer nga ndonjë raketë e Koresë së Veriut.

“Lëshimi i kësaj rakete përbën shkelje të qartë të disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe paraqet kërcënim për paqe dhe stabilitet në Gadishullin Korean dhe më tej”, thanë kryediplomatët e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë në deklaratën e përbashkët.

Këto shtete i bën thirrje Koresë së Veriut “të ndalë veprimet e paligjshme dhe shkallëzuese dhe t’i kthehet dialogut”.

Zyrtarët – sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, dhe ai i Koresë së Jugut, Park Jin – u takuan në margjinat e Forumit Rajonal ASEAN në Xhakarta të Indonezisë të premten.

Blinken theksoi “angazhimin e fortë” të SHBA-së për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut, u tha në një deklaratë të ndarë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Zhvillimi i vazhdueshëm i aftësive bërthamore të Koresë së Veriut vetëm forcon vendosmërinë e të tri shteteve dhe të komunitetit ndërkombëtar për të arritur denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”, u tha në deklaratën e përbashkët.

Lëshimi i raketës erdhi disa ditë pasi Koreja e Veriut akuzoi se avionët e spiunazhit të SHBA-së kanë hyrë në hapësirën e saj ajrore dhe u zotua se do të ndërmarrë masa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG