Ndërlidhjet

Protestuesit në Shri Lanka pritet t’i japin fund pushtimit të ndërtesave zyrtare


Protestuesit brenda pallatit presidencial.
Protestuesit brenda pallatit presidencial.

Protestuesit antiqeveritarë në Shri Lankë thanë të enjten se po i jepnin fund pushtimit të ndërtesave zyrtare, ndërsa u zotuan se do të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të rrëzuar presidentin dhe kryeministrin përballë krizës së rëndë ekonomike.

Protestuesit pushtuan pallatin e presidentit Gotabaya Rajapaksa në fundjavë, duke e detyruar atë të ikte në Maldive të mërkurën, kur aktivistët sulmuan gjithashtu zyrën e kryeministrit Ranil Wickremesinghe.

Rajapaksa, 73 vjeç, fluturoi me një avion të enjten për në Singapor nga Maldivet, por ende nuk ka asnjë njoftim për dorëheqjen e tij, pavarësisht premtimit të mëparshëm që kjo do të ndodhte të mërkurën.

Ai pritet të qëndrojë aty për disa kohë, sipas burimeve të sigurisë nga Shri Lanka, para se potencialisht të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më herët, kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, i ka thënë ushtrisë që të bëjë "çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin", pasi protestuesit sulmuan zyrën e tij të mërkurën.

Ai është emëruar president në detyrë - nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, i cili është arratisur nga vendi.

Por, vendimi për ta lënë atë në krye shkaktoi protesta të mëtejshme, duke kërkuar që edhe kryeministri të largohej.

Shri Lanka po vuan nga kriza më e keqe ekonomike në dekada që ka kapluar vendin.

Në një fjalim televiziv, Wickremesinghe u bëri thirrje protestuesve të largohen nga zyra e tij dhe ndërtesat e tjera shtetërore dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

"Ne nuk mund ta grisim Kushtetutën tonë. Nuk mund të lejojmë që fashistët ta marrin pushtetin. Ne duhet t'i japim fund këtij kërcënimi fashist ndaj demokracisë", tha ai.

Shri Lanka e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, pasi presidenti u largua jashtë shtetit për t'u shpëtuar protestave antiqeveritare, pasi mijëra njerëz dolën në rrugë të zemëruar që ai ende nuk ishte dorëzuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG