Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:46 19.3.2020

Rritet numri i të vdekurve në Spanjë

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës raportoi të enjten për 209 të vdekur nga koronavirusi, të cilët çojnë në 767 numrin e viktimave në këtë vend.

Ministria raportoi edhe për rritje të numrit të të infektuarve nga 13,716 në 17,147.

Spanja është vendi i katërt me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, pas Kinës, Italisë dhe Iranit.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu tha se 939 njerëz në këtë vend janë nën kujdes intensiv dhe se 1,107 të diagnostikuar me koronavirus, tashmë janë shëruar.

14:21 19.3.2020

Para dhe pas shpërthimit të koronavirusit

Ju sjellim disa pamje nga vende të ndryshme të botës para dhe pas shpërthimit të koronavirusit. Koronavirusi i ri, që fillimisht u shfaq në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, deri më tani ka infektuar mbi 200 mijë persona në mbarë botën.

15:14 19.3.2020
Si t'i ndihmojmë fëmijët të përballen me stresin gjatë shpërthimit të koronavirusit
Si t'i ndihmojmë fëmijët të përballen me stresin gjatë shpërthimit të koronavirusit

15:27 19.3.2020

Evropa po shqyton zgjatjen e izolimit

Vendet evropiane po shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes së izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Izolimi mbarëkombëtar në Itali i vendos më 12 mars dhe tani do të zgjasë përtej datës 25 mars, sa ishte planifikuar fillimisht.

Franca tha se bllokimi i saj 15-ditor mund të zgjatet gjithashtu.

Në të gjithë botën janë raportuar 207,000 raste me koronavirus, me më shumë se 8.600 vdekje.

BE-ja ka filluar me zbatimin e kontrolleve të rrepta kufitare.

Udhëtarët nga jashtë janë duke u larguar nga aeroportet dhe kufijtë, pasi blloku 27-vendësh, vendosi një ndalim të hyrjeve prej 30 ditësh për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG