Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
20:12 14.3.2020

Franca mbyll hapësirat publike jo të domosdoshme

Kryeministri francez, Edouard Philippe ka urdhëruar mbylljen e hapësirave jo të dosmosdoshme publike nga mesnata, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kjo masë do të zbatohet për restorantet, kafiteritë, kinematë, klubet e natës dhe disa biznese tjera.

Philippe po ashtu i ka kërkuar popullatës franceze që të kufizojë udhëtimin nga qyteti në qytet.

Franca ka raportuar një rritje të dukshme të personave të infektuar me koronavirusin e ri të shtunën, nga 3,661 në 4,499.

Në këtë ditë, Franca ka raportuar edhe për 12 vdekje shtesë, duke e dërguar numrin e viktimave në 79.

Disa turiste me maska në rrugët e Parisit.
Disa turiste me maska në rrugët e Parisit.

20:33 14.3.2020

Arrin në 18 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të prekurve sëmundja Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i cili udhëheq grupin e krizës, ka thënë se të infektuarit janë persona të kthyer në vend nga shtetet me rrezik të lartë. Gjithsej ishin testuar 12 persona, gjashtë prej të cilëve kanë dalë me rezultate pozitive.

Detajet tjera i kuptoni këtu.

21:02 14.3.2020

Pesë ​raste të ​reja me koronavirus në ​Serbi

Serbia ka njoftuar për pesë raste të reja me koronavirus, duke dërguar në 46 numrin e të prekurve me këtë sëmundje.

Sipas ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, tre prej të prekurve janë lëshuar në shtëpi, derisa dy të tjerë janë në spital, por gjendja e tyre është stabile.

21:21 14.3.2020

Mbi 21,000 të infektuar me koronavirus në Itali

Italia ka raportuar rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve nga dita në ditë me koronavirusin e ri.

Autoritetet kombëtare të shëndetësisë u kanë thënë gazetarëve se kanë regjistruar 3,497 raste në 24 orët e fundit.

Kjo shifër nënkupton 20 për qind rritje të numrit të rasteve nga një ditë në tjetrën.

Pak më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë raportuar në Lombardi, rajonin verior të Italisë, që është prekur më së keqi në Evropë nga ky virus.

Numri i të prekurve me këtë sëmundje në Itali ka arritur në 21,156.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG