Rritja e gurëve: Brenda shpellës mijëravjeçare
Shpella e Gadimes – Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë, ndodhet në fshatin Gadime e Ulët në Komunën e Lipjanit. Ajo është zbuluar më 1967 nga banori i fshatit Ahmet Asllani. Pas zbulimit, shpella dhe sipërfaqja përreth saj prej 38.6 hektarësh është marrë nën mbrojtje ligjore.

1
Shpella e Gadimes me kanalet e saj është e lokalizuar në "Sukën e Mërturit”, ndërsa hyrja ndodhet në pjesën e poshtme të grykës së lumit Klysura në lartësi mbidetare prej 580 metrash.

2
Për shkak të vlerave të mëdha, kristaleve, dukurive shpellore interesante dhe pozitës së përshtatshme shpella ishte hapur për vizitorë në vitin 1976.

3
Shpella e Gadimes paraqet fenomen karstik unik jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Është e zhvilluar nga gurët gëlqerorë me moshë paleozoike të mermerizuar me dimensione të vogla hapësinore e të ndërfutur në shkëmbinjtë e fletëzuar (rreshpet).

4
Kjo pamje më afër tregon Hartën e Kosovës - formë kjo e krijuar natyrshëm nga gurët dhe kristalet brenda shpellës.