Ndërlidhjet

Shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Medicus”


Rasti "Medicus", Gjykata i shpall fajtorë të akuzuarit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:28 0:00

Rasti "Medicus", Gjykata i shpall fajtorë të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burgim të akuzuarit në rastin e njohur si "Medicus”, për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar.

Pronarit të klinikës, mjekut Lutfi Dervishit iu shqiptua dënimi me 7 vjet e gjashtë muaj burgim si dhe 8 mijë euro gjobë, kurse të akuzuarit Sokol Hajdini iu shqiptua dënimi me 1 vit burgim.

Kryetarja e trupit gjykues, Franciska Fiser, gjashtë leximit të vendimit tha se Lutfi Dervishi ka qenë pjesëmarrës në disa operacione të transplantimit, pavarësisht se ai e kishte ditur se klinika “Medicus”nuk kishte leje për transplantim. Këto veprime, sipas trupit gjykues, ishin kryer pavarësisht se transplantimi ka qenë i ndaluar.

Gjyqtarja Fiser, duke arsyetuar vendimin, ka thënë se Lutfi Dervishi në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit dhe keqpërdorimit të pozitës së ndjeshme kanë rekrutuar së paku shtatë persona, të cilët i kanë strehuar dhe operuar në klinikën “Medicus”.

Sipas gjykatës, kjo ishte bërë për arsye të marrjes së veshkave, të cilat pas marrjes u janë transplantuar personave pranues.

* Video më poshtë është e datës 29 prill, 2013

Njëzet vjet burgim në rastin "Medicus"
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Lutfi Dervishi akuzohej për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar si dhe Sokol Hajdini, akuzohej për lëndim të rëndë trupor.

Nën akuzat për transplantim të paligjshëm të veshkës, gjatë seancave gjyqësore, i akuzuari Lutfi Dervishi kishte deklaruar se transplantimi i veshkës është vepër humane, e jo penale. Sipas tij, në gjithë botën bëhen me mijëra transplantime, por askush nuk ndiqet penalisht.

Ndërkaq, Sokol Hajdini, i cili po ashtu e kishte mohuar akuzën, kishte deklaruar se ai me veprimet e tij nuk kishte asnjëherë qëllim të binte ndesh me ligjin apo t’i shkaktonte lëndime trupore ndokujt.

Gjatë seancës së kaluar, fjalën përfundimtare e kanë dhënë palët mbrojtëse, duke e kundërshtuar aktakuzën e ngritur nga ana e Prokurorisë.

Përderisa prokurorja e rastit Valeria Bolici, në fjalën përfundimtare kishte kërkuar nga Gjykata që të konfirmojë përgjegjësinë penale të Dervishit dhe të Sokolit dhe të i dënojë ata sipas dënimeve që parashihen me ligj.

Lutfi Dervishi, ishte pronar i klinikës “Medicus” në të cilën, sipas hetimeve, pretendohet se është kryer transplantim i veshkave. Ai akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është ndarë si lëndë e veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 në 5 vjet.

Ndryshe, në Kosovë nuk ka Ligj për transplantim të organeve. Një draft-ligj ishte hartuar nga Qeveria dhe proceduar më pas në Kuvemd, por i njëjti ishte bllokuar nga misionet ndërkombëtare, ku një prej arsyeve të bllokimit të tij ishte përmendur pikërisht rasti i njohur si “Medicus”.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG