Ndërlidhjet

Shkon në 6 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbrëmjen e së hënës se janë konfirmuar edhe 4 raste të reja nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 6 numrin e personave të prekur nga virusi.

Gjatë ditës së hënë janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e para konfirmuara me koronavirus të prekur në Shqipëri.

“Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirman mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Bëhet e ditur gjithashtu se gjendja e të prekurve nga virusi vdekjeprurës është stabile.

Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së hënë është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi në Milano 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor.

Minisria e Shëndetësisë njofton se ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e para në spitalin infektiv dhe gjendja e tij është pa probleme të veçanta.

Deri tani në Shqipëri janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6.

Në një mbledhje të Qeverisë së Shqipërisë, të mbajtur të hënën në mëngjes, kryeministri Edi Rama, bëri thirrje të mos bëhet panik dhe të ruhet qetësia.

Ai njoftoi se qeveria ka marr vendim që të gjitha institucionet e arsimit do të mbyllen për dy javë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus arriti në mbi 110,000 në të gjithë botën, dhe mbi 3.800 kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG