Italia është duke zgjeruar masat e ashpra të izolimit në gjithë shtetin, me qëllim të parandalimit të përhapjes të koronavirusit të ri.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka thënë se njerëzit do të lejohen që të udhëtojnë vetëm për punë apo emergjenca familjare.
Ai ka thënë se masat do të fillojnë të zbatohen nga dita e martë, me qëllim të mbrojtjes së pjesëtarëve më të ndjeshëm të shoqërisë.
“Ne jemi duke u përballur me rritje të madhe të infektimit dhe vdekjeve”, ka thënë ai.
Ai i ka bërë këto deklarata pasi është raportuar për raste të reja të të infektuarve në të 20 rajonet italiane.
Numri i vdekjeve në Itali nga koronavirusi i ri është rritur të hënën nga 97 në 463.
Ky është shteti i goditur më së keqi nga kjo sëmundje pas Kinës, vend në të cilin është raportuar për herë të parë për virus.
Në një fjalim televiziv të hënën, kryeministri Conte ka thënë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë njerëzit është që të qëndrojnë në shtëpi.
Ai ka shtuar se të gjitha ngjarjet sportive, duke përfshirë ndeshjet e futobollit, do të pezullohen në gjithë shtetin.
Aktualisht është raportuar për më shumë se 110,000 persona të infektuar me koronvirus në gjithë botën, ndërkohë që 3,800 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.
Ky virus përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.