Prishja e digës, një "akt ekocidi"
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka më 5 qershor. Diga dhe hidrocentrali në një pjesë të Ukrainës jugore që e kontrollon Rusia, ishin shënjestruar në mënyrë të përsëritur ndërsa të dyja palët shkëmbenin akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për granatimet. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-b72b-08db664dff8d_w1024_q10_s.jpg)
1
Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka më 5 qershor. Diga dhe hidrocentrali në një pjesë të Ukrainës jugore që e kontrollon Rusia, ishin shënjestruar në mënyrë të përsëritur ndërsa të dyja palët shkëmbenin akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për granatimet.
![Një pamje më nga afër nga 5 qershori tregon digën e dëmtuar në lumin Dnjepër, afërsisht 30 kilometra në lindje të qytetit Herson.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-b134-08db66618db8_w1024_q10_s.jpg)
2
Një pamje më nga afër nga 5 qershori tregon digën e dëmtuar në lumin Dnjepër, afërsisht 30 kilometra në lindje të qytetit Herson.
![Pamjet me dron tregojnë ujin teksa kalon nëpër një grykë në digën Kahovka më 6 qershor. Kievi akuzoi forcat ruse për hedhjen në erë të digës dhe e quajti atë një formë "ekocidi" (krim ndaj mjedisit).](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-416b-08db665dfb55_w1024_q10_s.jpg)
3
Pamjet me dron tregojnë ujin teksa kalon nëpër një grykë në digën Kahovka më 6 qershor. Kievi akuzoi forcat ruse për hedhjen në erë të digës dhe e quajti atë një formë "ekocidi" (krim ndaj mjedisit).
![Zyrtarët rusë u kundërpërgjigjën se diga Nova Kahovka u shkatërrua nga sulmet ushtarake ukrainase. Raportet në mediat sociale tregojnë pjesë të Hersonit të përmbytura nga ujërat, niveli i së cilave po rritet. Kievi ka urdhëruar njerëzit që jetojnë në drejtim të rrymës, të evakuohen para përmbytjeve katastrofike.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-8545-08db665c5790_w1024_q10_s.jpg)
4
Zyrtarët rusë u kundërpërgjigjën se diga Nova Kahovka u shkatërrua nga sulmet ushtarake ukrainase.
Raportet në mediat sociale tregojnë pjesë të Hersonit të përmbytura nga ujërat, niveli i së cilave po rritet. Kievi ka urdhëruar njerëzit që jetojnë në drejtim të rrymës, të evakuohen para përmbytjeve katastrofike.
Raportet në mediat sociale tregojnë pjesë të Hersonit të përmbytura nga ujërat, niveli i së cilave po rritet. Kievi ka urdhëruar njerëzit që jetojnë në drejtim të rrymës, të evakuohen para përmbytjeve katastrofike.