Në Teksas vriten 19 nxënës
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë fillore në Teksas, të martën. Autoritetet thanë se sulmuesi, 18 vjeç, u vra në përleshje me policinë. Në këtë shkollë vijojnë mësimin nxënësit e klasave të dyta, të treta dhe të katërta. (Përgatiti: Arben Hoti)