Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
SHBA-ja kujton viktimat e 11 shtatorit

1
Një grua vendos lule dhe një flamur amerikan në memoralin për viktimat e 11 shtatorit në Nju Jork, teksa Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste.

2
Familjarët e viktimave mbajnë fotografitë e familjarëve dhe miqve që humbën gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit, të cilat u kryen nga grupi terrorist, Al-Kaida. Nju Jork, 11 shtator 2021.

3
Dy persona përqafohen teksa marrin pjesë në ceremonitë për shënimin e 20-vjetorit të sulmeve terroriste në Nju Jork më 11 shtator.

4
Qytetarët nderojnë viktimat e 11 shtatorit. Kjo fotografi është shkrepur në ora 08:46, që përkon me kohën e njëjtë kur avioni i parë i rrëmbyer, goditi Kullën Veriore 20 vjet më parë.