Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.