Ndërlidhjet

SHBA-ja thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë një test bërthamor


Testimi i një rakete nga Koreja e Veriut. Fotografi nga arkivi.
Testimi i një rakete nga Koreja e Veriut. Fotografi nga arkivi.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut tha të premten se Uashingtoni, në koordinim të ngushtë me Korenë e Jugut, Japoninë dhe aleatët po “përgatitet për të gjitha mundësitë”, teksa po monitorojnë Korenë e Veriut për një testim të mundshëm bërthamor.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe të Koresë së Jugut kanë thënë se kanë detektuar përpjekjet e Koresë së Veriut për të përgatitur një vend testues në verilindje të vendit, për të kryer një testim të ri bërthamor, që do të ishte i shtati që nga viti 2006 dhe i pari që nga shtatori i 2017. Më 2017, Koreja e Veriut pretendoi se kishte detonuar një bombë termobërthamore, e cila sipas Phenjanit mund të vendosej në raketat e saj balistike ndërkontinentale.

I dërguari i SHBA-së për Korenë e Veriut, Sung Kim, ishte në Seul për t’u takuar me homologët e tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia për të diskutuar për kërcënimin në rritje që paraqesin armët bërthamore dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

“SHBA-ja vlerëson se Koreja e Veriut po përgatit vendin e saj për testime në Puggye për testin e shtatë bërthamor. Ky vlerësim po ashtu konsiston edhe me deklaratat e fundit të bërë nga Koreja e Veriut”, tha Kim.

Përveç se po koordinohet me Seulin dhe Tokion, Kim tha se SHBA-ja po përgatit edhe një plan për veprime “afatmesme dhe afatgjata lidhur me pozicionin tonë ushtarak dhe për t’iu përgjigjur çdo provokimi të Kroesë së Veriut dhe sipas nevojës, edhe për të forcuar mbrojtjen dhe për të mbrojtur aleatët në rajon”.

Përfaqësuesit e Japonisë thanë se Koreja e Veriut po përgatitet që me gjasë të kryejë një testim bërthamor, duke kërkuar përgjigje më të fortë ndërkombëtare.

Negociatat midis Penjianit dhe Uashingtonit për programin bërthamor kanë ngecur që nga viti 2019 për shkak të mospajtimeve për të lehtësuar sanksionet amerikane.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjeruar programin e raketave balistike, duke dashur që ta paraqesë shtetin e tij si fuqi bërthamore, në mënyrë që të jetë në pozicion më të mirë për të nxjerrë koncesione nga Perëndimi.

Vetëm më 2022, Koreja e Veriut ka kryer 17 teste të raketa, përfshirë edhe testimin e parë pas pothuajse pesë vjetësh të një rakete balistike ndërkontinentale.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbetet i ndarë për çështjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut dhe Rusia e Kina javën e kaluar vendosën veto ndaj një rezolute amerikane, e cila kërkonte vendosjen e sanksioneve shtesë pas testimeve të fundit të raketave nga Koreja e Veriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG