Ndërlidhjet

Koreja Veriore teston raketën e ndaluar interkontinentale


Pamje nga testimi i një rakete interkontinentale në Korenë Veriore. Fotografi nga arkivi.
Pamje nga testimi i një rakete interkontinentale në Korenë Veriore. Fotografi nga arkivi.

Koreja Veriore ka testuar një raketë të ndaluar interkontinentiale për herë të parë prej vitit 2017, sipas Koresë Jugore.

Raketa, e cila ka rënë në ujërat e Japonisë, ka fluturuar më shumë se një orë dhe ka arritur një lartësi prej më shumë se 6,000 kilometrash.

Zyrtarët japonezë kanë vlerësuar se raketa ka arritur një distancë prej 1,100 kilometrash – çka nënkupton se në teori mund të arrijë në Shtetet e Bashkuara.

Në javët e fundit, ky shtet ka testuar një mori raketash, duke përfshirë disa që Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë vlerësuar se kanë qenë testime të sistemeve interkontinentale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG