Ministri serb viziton një pjesë të forcave aktive të ushtrisë serbe
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë raportoi se zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka vizituar më 31 maj një pjesë të forcave aktive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Sipas ministrisë, Vuçeviq ka biseduar me pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë "dhe është bindur për gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për të kryer të gjitha detyrat e caktuara". Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë ditë më parë urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë, për shkak të situatës në Kosovë.