Seanca gjyqësore për të akuzuarit për vrasjen e Ivanoviqit
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Gjatë leximit të aktakuzës Prokurori Special, Blerim Isufaj, tha se të akuzuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal që është përgjegjës për planifikimin dhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ivanoviq u vra në muajin janar të vitit 2018. Për këtë rast prokuroria intervistoi rreth 100 persona.
Facebook Forum