Ndërlidhjet

Seancë dëgjimore në Kushtetuese


Pamje nga seanca e 17 korrikut
Pamje nga seanca e 17 korrikut

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 gusht të këtij viti do të mbajë seancën dëgjimore publike, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për vlerësimin e kushtetushmërisë së zgjedhjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në seancën e 17 korrikut.

Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka kërkuar vlerësim nga Kushtetuesja për vendimin që 83 deputetë morrën për të votuar zotin Mustafa kryetar Kuvendi në seancën konstituive.

PDK insiston se ky post dhe ai i mandatarit për forimimin e qeverisë së re, sipas Kushtetues, i takon kësaj partie, duke qenë se ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, pohojnë të kundërtën. Të trija këto subjekte arritën një marrëveshje pas-zgjedhore, për të bllokuar, siç kanë thënë, krijimin e një qeverie të re nga ana e zotit Thaçi. I nominuari i k5tyre subjekteve për kryeministër është Ramush Haradinaj, AAK.

Marrëveshja gëzon edhe mbështetjen e kushtëzuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kërkesa e PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese është e dyta me radhë, që ndërlidhet me zgjedhjet e 8 qershorit.

Një kërkesë tjetër kishte dërguar edhe presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, për të sqaruar përgjegjësitë në përputhshmëri me Kushtetutën, për të emëruar mandatarin për formimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG