Ndërlidhjet

Aleatët e NATO-s s’i ofrojnë Ukrainës afat kohor për anëtarësimin


Aleatët e NATO-s s’i ofrojnë Ukrainës afat kohor për anëtarësimin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:48 0:00

Ndonëse i premtuan një rrugë më të thjeshtëzuar, udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s nuk i ofruan Ukrainës ndonjë afat kohor për anëtarësimin në aleancë. Në deklaratën që miratuan në ditën e parë të samitit në Vilnius, ata thanë se shteti, që aktualisht ndodhet në luftë me Rusinë, mund t'i bashkohet NATO-s kur aleatët “të bien dakord” dhe “të plotësohen kushtet”. Ukraina, prej vitesh, kërkon anëtarësimin në aleancën që siguron mbrojtje kolektive. Zyrtarët e saj pranojnë se kjo nuk mund të ndodhë derisa janë në luftë, por duan që të anëtarësohen sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të luftës.

XS
SM
MD
LG