Ndriçohet Sahat Kulla
Objekti i Sahat Kullës në Prishtinë është ndriçuar, pasi ai i është nënshtruar një restaurimi disamujor. Tani, dritat në këtë objekt do të jenë shumëngjyrëshe. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mbrëmjen e 3 tetorit, ndezi dritat në Sahat Kullë, që është një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit të Kosovës. Sahat Kulla është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe ndërhyrjet e fundit janë bërë me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.

1
Mbrëmjen e 3 tetorit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndezi dritat në Sahat Kullë.

2
Pas një restaurimi disamujor, Sahat Kulla është bërë funksionale, tha kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

3
Sahat Kulla i është nënshtruar një restaurimi, që është bërë me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.

4
Sahat Kulla gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, pranë Xhamisë së Mbretit dhe Xhamisë së Madhe.