Ndërlidhjet

Rusia shënoi rekord të vdekjeve nga koronavirusi në tetor


Dezinfektimi i hapësirave në luftim të koronavirusit
Dezinfektimi i hapësirave në luftim të koronavirusit

Agjencia Shtetërore e Statistikave në Rusi ka thënë se kanë shënuar 74, 893 vdekje gjatë tetorit të lidhura me koronavirusin, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të vdekjeve mujore derisa vendi po përballet me një valë të re infektimesh.

Një raport statistikor i publikuar të premten (më 3 dhjetor) tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin nga prilli i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2021 është më shumë se 537, 000.

Sipas këtij raporti, nga 75,000 vdekjet në tetor, 58,822 ishin drejtpërsëdrejti të shkaktuara nga COVID-19, derisa 9,912 vdekje të tjera ka gjasa të jenë shkaktuar nga virusi por nuk është konfirmuar nga testimet.

Në 1,141 raste, virusi “në mënyrë të konsiderueshme” kontribuoi në komplikime fatale të sëmundjeve të tjera si dhe 5,018 persona testuan pozitivë me COVID-19 por vdiqën nga shkaqe të tjera.

Zëvendëskryeministrja, Tatyana Golikova, tha të premten se mortaliteti i përgjithshëm i Rusisë u rrit për 20.3 për qind në tetor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2020, duke ia atribuuar të gjithë rritjen e mortalitetit sëmundjes COVID-19.

Rusia në muajt e fundit është përballur me rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus me shifra zyrtare të infektimeve dhe vdekjeve që arrijnë rekorde të larta. Kjo valë ngadalësoi vetëm në javët e fundit.

Rritja erdhi në mes të një shkalle të ulët të vaksinimit dhe moszbatimit të masave publike kufizues.

Më shumë rajone këtë javë e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi moshën 60 vjeç si një përpjekje për t’i rritur numrat e vaksinimit.

Rreth 40 për qind të popullsisë afër 146 milionëshe të Rusisë, është vaksinuar plotësisht, edhepse shteti kishte një vaksinë të prodhuar brenda vendit- Sputnik V- më herët se shumica e botës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG