(KUJDES: Disa foto mund të jenë shqetësuese për disa lexues.)
Njëqind ditët e luftës në Ukrainë
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)

25
Një foto e realizuar me dron më 1 maj në perferi të Rubizhne, në rajonin lindor të Ukrainës, në Luhansk, që u dëmtua rëndë nga luftimet.

26
Një mortajë shpërthen pranë një rruge që të çon në qytetin e Lisiçanskut, në rajonin e Luhanskut më 2 maj.

27
Në një foto të bërë më 3 maj, Anna Shevchenko ujit lulet që i mbijetuan bombardimit të shtëpisë së saj. Shtëpia u ndërtua nga gjyshërit e Shevchenkos. Në kopshtin e saj të luleve mbijetuan trëndafila, zambakë dhe bozhure.

28
Një luftëtar pro-rus ecën përgjatë një rrugë banimi të shkatërruar në qytetin lindor të Popasnës më 8 maj.