(KUJDES: Disa foto mund të jenë shqetësuese për disa lexues.)
Njëqind ditët e luftës në Ukrainë
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)

29
Ushtarët ukrainas që po mbronin fabrikën e çelikut në Mariupol, në Azovstal, ulen në një autobus pasi u dorëzuan te forcat pro-ruse më 17 maj.

30
Arinjtë që i mbijetuan bombardimeve të kopshtit zoologjik të Mariupolit shihen gjatë një turi mediatik të organizuar nga ushtria ruse më 18 maj.

31
Një ushtarak rus brenda asaj që agjencia e lajmeve TASS e përshkruan si "baza e braktisur" e Batalionit Azov të Ukrainës në Mariupol më 18 maj.

32
Një mur me portretet e ushtarëve të rënë ukrainas në Kiev, më 23 maj.