Ndërlidhjet

Së paku pesë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë


Mbrojtja Ajrore e Ukrainës intercepton një dron shahed në ajër gjatë një sulmi ajror rus në kryeqytet, Kiev, maj 2023. Fotografi nga arkivi.
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës intercepton një dron shahed në ajër gjatë një sulmi ajror rus në kryeqytet, Kiev, maj 2023. Fotografi nga arkivi.

Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në qytetet e tjera ukrainase gjatë mëngjesit të 7 shkurtit, duke i vrarë së paku pesë civilë dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët.

Katër nga viktimat u vranë gjatë një sulmi ndaj një ndërtese të lartë banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Vala e re e sulmeve ruse ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike të shtetit.

Një sërë shpërthimesh u dëgjuan në Kiev gjatë sulmit, i cili është i pari në muajin shkurt. Mbrojtja ajrore u angazhua për t’i shkatërruar raketat ruse, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitscho, në Telegram.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 64 dronë dhe raketa ndaj territorit ukrainas. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 29 raketa dhe 15 dronë, thanë Forcat Ajrore.

Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena rreth orës 6 të mëngjesit, kur Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruar në Telegram për mundësinë e sulmeve raketore ruse nëpër vend.

Shpërthimet e para u dëgjuan pak para orës 7 të mëngjesit në Kiev.

“U frikësova kur u lëshuan sirenat, dhe ne erdhëm këtu me vrap”, tha për Reuters Tetyana, një 49-vjeçare që po strehohej në qendër të Kievit.

“Shpresoj se ata do t’i rrëzojnë të gjitha [raketat]. Lutem për mbrojtjen tonë”, shtoi ajo, derisa i përqafonte mbesën e vet dyvjeçare dhe një qen të vogël.

Dikur argjendare, ukrainasja tani prodhon dronë ushtarakë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

Kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, DTEK, tha se qarku i Dniprovskit mbeti pa energji elektrike pjesërisht. Klitschko tha se rënia e copëzave të raketave të rrëzuara ruse i dëmtoi disa linja të energjisë elektrike.

Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit të Harkivit në verilindje të Ukrainës, tha se raketat ruse e goditën infrastrukturën joresidenciale në qytetin e Harkivit, administratën qendrore të këtij rajoni.

Vala e re e sulmeve ruse ndodhi kur në Kiev po qëndron në një vizitë dyditore shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ai postoi një fotografi në X - që më herët njihej si Twitter - nga një strehimore në kryeqytetin ukrainas.

"E disa mëngjesin në një strehimore pasi sirenat për sulme ajrore u dëgjuan në mbarë Kievin. Ky është realiteti i përditshëm për popullin trim ukrainas, që kur Rusia nisi pushtimin e paligjshëm", shkroi ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG